Fitore dramatike, Liverpuli likuidon PSG-në. Hysaj “paqe” në Serbi, Atletiko fiton me përmbysje…

Atletico madrid e Dortmundi e nisin mbarë, Gallatasaraj “shkërmoq” Lokomotivën, Liverpool fitore në frymën e fundit. Napoli i Hysajt ngec në Serbi...

Gjithsesi spanjollët reaguan dhe barazimi nuk vonoi. Diego Kosta, pas një pasimi të Grizman, i vetëm me portierin kundërshtar nuk fali. Barazim 1-1 dhe u duk se pjesa e parë po mbyllej pa fitues, por nuk ndodhi kështu. Në shtesë ishte Koke që hodhi një kros perfekt në zonë nga një goditje këndi dhe Himenez me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Borusia e Dortmundit ka triumfuar në transfertë kundër Klub Bryzh. Dominimi i gjermanëve është shpërblyer vetëm në fund, kur Pulisiç shënoi golin e vetëm të takimit, që u dha fitoren verdhezinjve.

Grupi A
Monako-Atl. Madrid 1-2
Shënues: Grandsir 18’ / Kosta 31’, Himenez 45+1’

Klub Bryzh-B. Dortmund 0-1
Shënues: Pulisiç 85’

Gallatasaraj ka triumfuar me “tris” kundër Lokomotivë së Moskës, kurse në Gjermani Shalke dhe Porto u ndanë në paqe. Rodrigez i Gallatasaraj veproi mjaft bukur në hyrje të zonës, krijoi hapësirën dhe me një goditje potente e mposhti portierin e skuadrës ruse. Goli i shënuar në minutën e nëntë mbeti në fuqi në pjesën e parë. Turqit kërkuan ta mbyllnin sa më shpejt ndeshjen dhe për të thelluar shifrat në 2-0 mendoi Derdijok, i cili me një gjuajtje perfekte nga një goditje dënimi shënoi. Pak minuta në fund me një lojtar më pak Gallatasaraji, pasi Ndiaje u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi pikët e plota shkuan për ta, madje duke i çuar në 3-0, pasi Inan shënoi me penallti.

Porto mund ta kishte mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazh, por Tejo nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk arriti të shënojë dot në minutën e 13-të. Meritat shkojnë për portierin e Shalkes, që devijoi goditjen e lojtarit kundërshtar. Gjermanët në pjesën e dytë arritën të shënonin pas një kundërsulmi me protagonist MëkKenie, i cili asistoi për Embolo. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në të 64’. Dhjetë minuta më pas erdhi goli i barazimit. Sërish penallti për Porton dhe këtë herë Otavio u tregua i saktë, duke i çuar shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

Ndërkohë në grupin D, Galatasaray ka thyer mallkimin duke fituar për të parën herë në historinë e Champions League ndaj një klubi rus. Turqit kanë mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultatin 3-0 me dy gola të shënuar që në pjesën e parë. Ndërsa Schalke 04 ka barazuar 1-1 ndaj Porto-s në një ndeshje që mund ta kishte fituar po të mos ishte për penalltinë e shkaktuar nga Naldo pranë fundit të takimit.

Atletico Madrid ka përmbysur rezultatin në ndeshjen e parë të grupit A ndaj AS Monaco-s duke marrë kryesimin falë triumfit 2-1. Ndërkohë Dortmund ka vuajtur ndaj belgëve të Club Brugge por në fund kanë marrë një fitore 1-0 të rëndësishme falë Pulisic.

Grupi D
Gallatasaraj-Lokomotiv Moskë 3-0
Shënues: Rodriguez 9’, Derdijok 67’. Inan 94’ (pen.)

Shalke-Porto 1-1
Shënues: Embolo 64’ / Otavio 74’ (pen.)