Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u përpoq të hyjë në fshatin Banjë të komunës Skenderaj por Policia e Kosovës nuk e lejoi atë të kalonte në përputhje me tërheqjen e lejes për të vizituar fshatin nga Qeveria e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi nuk arriti të kalojë, Vuçiç banorëve lokal të fshatit Banjë të cilët u mblodhën për ta pritur iu drejtua nëpërmjet telefonit nga fshati Tërnavc ku është ndalur nga policia.
Deri te anulimi i lejes erdh pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e Skenderajt bllokuan me kamionë dhe drunjë rrugën Mitrovicë-Skenderaj për të parandaluar ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitojë fshatin Banjë në këtë komunë. Në rrugë janë djegur edhe goma.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se ka tërhequr lejen e lëshuar me të cilën presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të vizitonte fshatin Banjë në komunën e Skenderajt.
Haradinaj në profilin e tij në Facebook shkroi: “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidentit serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka theksuar Haradinaj.
Anulimi i lejes u bë pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e Skenderajt bllokuan me kamionë dhe drunjë rrugën Mitrovicë-Skenderaj për të parandaluar ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitojë fshatin Banjë në këtë komunë. Në rrugë janë djegur edhe goma.
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Skenderaj, mbrëmë u bëri thirrje qytetarëve dhe ish-luftëtarëve që të dalin në protesta pas njoftimit për ardhjen e Vuçiçit në komunën e tyre dhe të bllokojnë të gjitha rrugët që çojnë në fshatin Banjë. Siç kanë potencuar, Vuçiç vjen pa kërkuar ndjesë për vrasjet, masakrat dhe përdhunimet ndaj popullit të pafajshëm shqiptar.