Parku i Liqenit Artificial është kthyer në hapësirën më të pëlqyer për qytetarët e Tiranës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.
Këtë e vërteton numri i madh i qytetarëve që zgjedhin të bëjnë shëtitje gjatë fundjavës në rruginat e sistemuara të parkut të Liqenit, të merren me vrap apo sporte të tjera.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj postoi në rrjetet sociale një video nga aktiviteti i Festivalit Ndërkombëtar të Balonave, organizuar këtë fundjavë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Parku i Liqenit Artificial është kthyer në hapësirën më të pëlqyer për qytetarët e Tiranës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore. Një traditë, siç ishte për ne kur ishim fëmijë, ashtu edhe për fëmijët sot”, thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, raporton ATSH:
Më herët, ishte Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.
“E di çfarë ngjyre ka era? Po retë? Po qielli? Po ajo ndjesia magjike e të vrapuarit bashkë me to? Po sikur ta ngjyrosim erën, retë dhe qiellin së bashku? Po po, të ngremë balona shumëngjyrëshe që fluturojnë lart!”, ishte ftesa e Agjencisë.
Në datat 1 dhe 2 Shtator, qytetarët kanë marrë pjesë në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial Tiranë në festivalin e balonave, ku kanë marrë me vete balonat e tyre ose kanë ndërtuar një të tillë në mjediset e parkut.
Ky është festivali i parë i Balonave në Shqipëri që solli ngyra dhe atmosferë festive.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/353700405202330/