Entuziazmi i krijuar rreth Tiranës para fillimit të sezonit, duket se nuk ka ndikuar aspak për mirë, pasi bardheblutë dolën kokëulur në derbin e vogël të kryeqytetit, ndaj Kamzës.
Nga ana tjetër, Tirana u mundua të marrë kontrollin e lojës që në minutat e para, por dëshira për të bërë mirë, i çoi shpesh në gabim lojtarët bardheblu, që vuajtën kundërsulmet e shpejta të Kamzës.
Tirana dështon kështu të festojë me fitore rikthimin në Superiore, por kampionati është i gjatë dhe trajneri Ze Maria do të ketë kohë për të rregulluar defektet e skuadrës së tij, për të qëndruar brenda objektivit sezonal.