Kukësi pranë mrekullisë, Torpedo me fat në “Elbasan Arena”

Kukësi ishte shumë pranë kualifikimit, por vetëm fati nuk ishte me verilindorët, të cilët mundën në “Elbasan Arena” 2-0 Tropedon në kuadër të eliminatoreve të Europa Ligës.

Kukësi ishte shumë pranë kualifikimit, por vetëm fati nuk ishte me verilindorët, të cilët mundën në “Elbasan Arena” 2-0 Tropedon në kuadër të eliminatoreve të Europa Ligës.

Nënkampionët e Shqipërisë zhvilluan një lojë shumë të mirë duke mos u lënë shumë hapësira kundërshtarëve por heroi i Torpedos në këtë sfidë ishte portieri Kvaskhvadze i cili edhe pse u mposht në 2 raste nga Reginaldo nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit bëri dy pritje fantastike në tentativat e Donjet Shkodrës dhe Haris Harbas duke evituar pësimin e golit të tretë që do të eliminonte skuadrën e tij dhe do të kualifikonte Kukësin.

Sakaq, Torpedo Kutaisi për herë të parë shkon kaq larg në Europë dhe tashmë do të sfidojë bullgarët e Ludogorets.

I kënaqur me lojën por jo me rezultatin, trajneri Armando Cungu tha se humbja 5-2 në ndeshjen e parë penalizoi nën kampionët e vendit. “Shpërdoruam shumë raste në të dyja ndeshjet. i patëm mundësitë të shënonim golin e tretë. Ndeshjen e parë gabuam shumë. E kishim përgatitur ndeshjen të hidheshim në sulm që në fillim, por duhet të ishim të kujdesshëm të mos pësonim”./ATSH