Skënderbeu firmos me sulmuesin 21-vjeçar nga Mali

Skënderbeu gjen pasuesin e Sowe, firmos bashkëkombasi i Nimagës!

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, Skënderbeu ka zhvilluar të martën dy seanca stërvitore, në kuadër të përgatitjeve të dedikuara për sfidën e parë të kampionatit të ri, kundër Partizanit.

Ndërkohë që veç përgatitjeve te Skënderbeu ka dhe merkato. Kështu Skënderbeu ka zyrtarizuar blerjen e një sulmuesi nga Mali.

Pas Bakary Nimagës një tjetër futbollist nga shteti afrikano-perëndimor do të jetë pjesë e bardhekuqëve. 21-vjeçari Saliou Guindo ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe për 3 sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë.

Guindo ka të dhëna shumë të mira dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen e klubit korçar. Menjëherë pas firmës mbi kontratë sulmuesi është vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me korçarët.