Shpresat e Shqipërisë për medalje në kampionatin Europian të Atletikës janë sot te Luiza Gega. Sportistja kuqezi do të garojë sot në mbrëmje në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në turneun, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
Norvegjezja Karoline Bjerkeli shihet si kërcënimi më i madh i sportistes shqiptare për medaljen e artë, por gjithçka do të shihet në garë sot në mbrëmje në orën 20:55.
Kujtojmë që Shqipëria u përfaqësua në këtë kompeticion edhe me atletin shkodran të kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj. Ky i fundit u rendit vetëm në vendin e gjashtë, mes shumë polemikash për matjen e kërcimit në provën e tretë./topchannel