Turkish Airlines rriti në 43,2 milionë numrin e pasagjerëve në 7 muaj

Numri i pasagjerëve të shoqërisë ajrore turke (Turkish Airlines-THY) për periudhën janar-korrik të këtij viti është rritur me 15,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 43,2 milionë pasagjerë.

Sipas të dhënave të trafikut lidhur me periudhën janar-korrik 2018, të cilat janë publikuar në Platformën e THY-së për Sqarimin e Opinionit (Kamuyu Aydınlatma Platformu – KAP), numri total i pasagjerëve në periudhën janar-korrik 2017 ka qenë 37,5 milionë, kurse në të njëjtën periudhë të këtij viti ky numër është rritur me 15,2% duke kapur shifrën e 43,2 milionëve.

Në linjat e brendshme rritja e numrit të pasagjerëve është shënuar me 17%, kurse në linjat ndërkombëtare rrija ka qenë 13,8%.

Shkalla e shfrytëzimit të vendeve (kolltukëve) në Afrikë është rritur me 5,4 pikë përqindje, në Lindje e Mesme me 4,1 pikë përqindje dhe në Amerikën e Veriut me 3,4 pikë përqindje.

Kurse shpërndarja e rritjes së numrit të pasagjerëve sipas rajoneve ka qenë e tillë: në Lindjen e Mesme 8%, në Afrikë 10% dhe në Evropë 9,5%, raporton TRT.

Sipas të dhënave të platformës (KAP) kompania synon të sigurojë nga shitjet rreth 12,5 miliardë dollarë të ardhura përmes gjithsej 75 milionë pasagjerëve në 2018-n dhe shkallës së shfrytëzimit të ulëseve, që planifikon ta rrisë në 81%.