Një banese ne katin e katërt te një pallati ne SMT, bashkia Finiq u rrezikua nga zjarri.
Ndërhyrja ne kohe e shërbimit zjarrfikës te bashkisë beri te mundur te shuhej zjarri dhe për rrjedhoje te shpëtohej banesa.
Shkak i zjarrit ishte shpërthimi i tubave nga bombola e gazit qe ndodhej ne ballkonin e banesës, tuba këto te lidhura me sobën e gatimit ne kuzhine, raporton oranews.
Ne momentin e rënies se zjarrit ne ballkon ndodhej vajza 13 vjeçare e shtëpise e cila u nxor jashtë nga shërbimi zjarrfikës. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale ne ballkonin e banesës.