Tërmet i fuqishëm godet Tongën, vendin ishullor të Paqësorit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,6 ka goditur sot vendin ishullor të Paqësorit Tonga, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me një thellësi prej 210,1 kilometrash ka ndodhur me epiqendër 95 kilometra në veriperëndim të fshatit Hihifo në ishull.