Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapez, njësia administrative Kolonjë, Bashkisë Lushnje.
Islam Kalliri 90 vjeç dhe bashkëshortja Qelibare Kalliri 80 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë. Çifti i të moshuarve jetonin vetëm pasi djali ishte në emigracion dhe dy vajzat ishin të martuara.
ADVERTISING
Fqinjët njoftuan policinë pasi nuk i panë prej dy ditësh të dilnin nga shtëpia. Dyshohet se janë asfiskuar nga gazi i furnelës me të cilën ngroheshin.
Ekpertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e vdekjes së të moshuarve