Biden i gatshëm të flasë me Putinin nëse ai vërtet dëshiron t’i japë fund luftës

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se do të ishte i gatshëm të takonte Vladimir Putinin e Rusisë, nëse ky i fundit do të ishte i gatshëm për t’i dhënë fund luftës.

Duke iu drejtuar gazetarëve së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, ai theksoi se Putin nuk e kishte bërë ende këtë.

Të dy liderët theksuan se do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër luftës së Rusisë.

Udhëheqësi francez e bëri të qartë se ata kurrë nuk do t’i kërkonin Ukrainës të bënte një kompromis që e konsideronte të papranueshëm.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë ukrainas tha se rreth 13,000 ushtarë të saj ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

As Ukraina dhe as Rusia nuk priren të nxjerrin shifra për viktimat, dhe deklaratat e këshilltarit presidencial Mykhailo Podolyak nuk janë konfirmuar nga ushtria ukrainase.