Alarm për bombë brenda bordit, avioni kryen ulje të detyrueshme

Një avion i WizzAir bëri ulje të detyruar pas një alarmi për bombë në bord.

Mjeti fluturues shkonte nga Polonia në Londër dhe ndaloi urgjentisht në Paderborn, në Gjermaninë perëndimore gjatë natës.

Brenda ishin 200 pasagjerë.

Kontrolli i avionit u bë rreth orës 22:00, zgjati gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Policia raportoi se nuk u gjetën objekte të dyshimta brenda avionit.

Sot pritet të nisë përsëri fluturimi për në destinacion, ndërsa aeroporti që qëndroi i mbyllur gjatë operacionit të kontrollit u hap përsëri për pasagjerët.