Javier Solana: Duhet t’i kërkojmë falje Erdoganit, NATO ishte në dijeni për grusht shtetin në Turqi

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana ka deklaruar se NATO-ja ishte në dijeni të organizimit të grushtshtetit ushtarak në Turqi në vitin 2016.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana ka deklaruar se NATO-ja ishte në dijeni të organizimit të grushtshtetit ushtarak në Turqi në vitin 2016.

Në një “cicërimë” në profilin e tij në Twitter, Solana ka shkruar se megjithëse kishin këto informata ata nuk reaguan për ta ndihmuar Turqinë.

“Duhet ta pranojmë! Në kishim dijeni se puçi ushtarak i 15 Korrikut do të ndodhte, por nuk e ndihmuam Turqinë. Për këtë arsye, Aleanca Veriatlantike duhet t’i kërkojë ndjesë z. Erdogan”, ka shkruar Javier Solana, transmeton Gazeta e Re.