Rrufeja godet tre persona në arë, në fshatin Sukë në Dajç të Shkodrës, të cilët ishin duke punuar tokën në momentin që u goditën nga rrufeja ditën e sotme. Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur nga rrufeja, Leonika Luka 53-vjeçe, banuese në fshatin Sukaj,
Mësohet se tre personat ishin duke punuar tokën në momentin kur u goditën nga rrufeja. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Rajonal të Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital dhe trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Shkodrës.
Dy të tjerët N.V. rreth 60-vjeç, dhe C. L. rreth 50-vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë zbulohet identiteti i njërit prej të plagosurve, Ndoc Vija.
Informacion paraprak
Me datë 17.07.2018 rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në fshatin Sukaj-Dajç, në Shkodër, një rrufe ka goditur një traktor në një arë, në të cilin ishin 3 shtetas duke punuar tokën me të.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja V. L. 53 vjeçe banuese në fshatin Sukaj, si dhe kanë marrë lëndime shtetasit N.V. rreth 60 vjeç, dhe C. L. rreth 50 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmën e nevojshme mjekësore.