Nikolla mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Madeleine Albraight: Njeri i lirë, vizionare dhe luftëtare e paqes!JeteseKryesore23 Mar, 2022 Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Sekretares së Shtetit, Madeleine AlbraightNë mesazhin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albraight, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla shkruan se “Sot mësuam me dëshpërim ndarjen nga jeta të Madeleine Albraight, ish Sekretares së Shtetit të ShBA.Albright ishte një politikane, shtetare dhe diplomate e shquar, e cila i shërbeu me përkushtim atdheut të saj të dytë, ShBA, ku emigroi në moshën 11-vjeçare nga vendlindja e saj, Çekosllovakia.Ajo hyri në shërbimin publik dhe jetën politike për tiu përkushtuar vendit të saj, kombeve dhe njerëzve kudo në planet, si një njeri i lirë, vizionare dhe luftëtare e paqes. E 64-ta Sekretare e Departamentit të Shtetit dhe e para grua në këtë detyrë, Albright kontribuoi që Shtetet e Bashkuara të bëhen një udhëheqës moral, komb dhe faktor i domosdoshëm dhe thelbësor në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke kombinuar rolin vendimtar të ShBA me aleancat dhe vendimet multilaterale.Shqipëria dhe shqiptarët i jemi mirënjohës Sekretares Albright për kontributin e saj përcaktues në vendimin për sulmet e NATO-s, të cilat çuan në çlirimin e Kosovës.Pushoftë në paqe!” Të Ngjashme Shqipëria “blen” 40 mijë punëtorë nga Filipinet 8 May, 2024 Kina dhe Serbia zotohen për “miqësi të çeliktë” 8 May, 2024 AstraZeneca tërheq vaksinën disa muaj pasi pranoi efektet anësore 8 May, 2024