Aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, shkon në 5 numri i viktimave

Humb jetën një tjetër shtetas si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mesnatën e mbrëmshme në aksin Fushë Krujë-Milot. Ajo është 34-vjeçarja, Rudina Haka.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, si edhe dy pasagjerët  Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi dhe 34-vjeçarja, Rudina Haka. Shkak dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar

Festa e fejesës së dy të rinjve është kthyer në tragjedi, pasi pak pas mesnate,kanw pwsuar njw aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, të cilët humbën jetën vetëm një ditë pasi kishin festuar fejesën e tyre.

Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30-vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

Edhe 34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila u dërgua në spital  në gjendje të rëndë, ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ajo ndodhej në makinën e Artan Alushit dhe ishte ulur në vendin e parë te makina tip ‘Golf’, ku mbetën të vdekur tre personat e tjerë.