Një numër tifozësh sot kanë mirëpritur Cristiano Ronaldon para qendrës mjekësore të Juventusit në Torino, raporton Anadolu Agency (AA).
Portugezi i famshëm i cili erdhi nga Real Madridi është përforcimi më i madh i këtij sezoni për “Zonjën e vjetër”.
Pas kalimit të kontrollit mjekësor, ai edhe zyrtarisht do të prezantohet si lojtar i Juventusit në konferencën për media në ora 18:30.