“Haram e paç mbështetjen time”/ Tropojania i bën thirrje Berishës: Mblidh burracakët që i ke vënë në sulm kundër meje! Nuk bëhem hipokrite e të mbështes non gratën tënde

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ishte pjesë e një takimi me gra të Lidhjes Demokratike të Gruas. Drita Lamaj, një nga aktivistet dhe anëtaret e Partisë Demokratike gjatë fjalës së saj i është drejtuar me një thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të mbledhë burracakët, paburrat që i ka vënë sulm kundër saj pse unë nuk bëhet hipokrite dhe mbështes non gratat e tij.

Ajo tha se është krenare që ka zgjedhur bashkë me zonjat e tjera të ardhmen e PD-së me Lulzim Bashën.

“Në fakt dua të ndalem pak te Sali Berisha. I bëj thirrje nga ky takim, mblidh burracakët, paburrat që i ke vë në sulm kundër meje pse unë nuk bëhem hipokrite dhe mbështes non gratat tua. Jemi anëtarë të PD-së që në 1991. Sali Berisha e di shumë mirë që ka pas një mbësëhtetje të pakufizuar nga unë e bashkëshorti im. Ia them këtu. E paç haram. Unë vij nga një familje e persekutuar. Jam krenare që kam qëndruar e fortë. Jemi krenare që kemi zgjedhur të ardhmen e PD-së me Lulzim Bashën.”