Forcat e Armatosura Turke kanë realizuar detyrën e patrullimit të 13-të në Menbixh të Sirisë.
Sipas një njoftimi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, trupat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimet e trembëdhjeta në mënyrë të pavarur/të koordinuar në linjën mes Menbixhit dhe rajonit të “Operacionit Mburoja e Eufratit”.
Aktivitetet e patrullimit të parë të ushtrisë turke u realizua më datë 18 qershor.
Gjatë takimit në Uashington, më datë 4 qershor, ndërmjet ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u arrit në marrëveshje për një hartë rrugore me qëllim vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon.
Plani parashikon gjithashtu fillimin e kontrolleve të përbashkëta në këtë nënprefekturë nga njësitë ushtarake dhe të inteligjencës turke e amerikane.
Objektivi tjetër i marrëveshjes është formimi i një administrate nga njësitë lokale pas tërheqjes së terroristëve nga Menbixhi, shkruan TRT.
Organizata separatiste terroriste YPG/PKK, në gusht të vitit 2016-të, pushtoi nënprefekturën Menbixh të rrethit Halep, të cilën e mori nga organizata terroriste DAESH me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbi 90% e popullsisë së Menbixhit përbëhet nga arabët.