Në këtë shtet cigarja do të zhduket përgjithmonë deri në vitin 2025

Nisma është befasuese, unike në botë, që synon mbrojtjen efektive të shëndetit, pasi gjysmë milioni banorë të Zelandës së Re janë duhanpirës.

Në Zelandën e Re “do të zhduken” cigaret deri në vitin 2025. Qeveria progresive e Jacinda Ardern dëshiron të eliminojë zakonin e pirjes së duhanit. Nisma është befasuese, unike në botë, që synon mbrojtjen efektive të shëndetit, pasi gjysmë milioni banorë të Zelandës së Re janë duhanpirës. Propozimet janë:

  1. Të lindurit pas vitit 2004 nuk do të lejohen të blejnë cigare. Kjo për të “shpëtuar” brezat e rinj nga kjo varësi dhe do të ishte hera e parë që do të bëhej një gjë e tillë në botë.
  2. Mosha në të cilën do të lejohet pirja e cigares do të jetë më e lartë.
  3. Do të limitohen dyqanet e shitjes së cigares
  4. Do të zvogëlohet sasia e nikotinës në cigare