Sheti jugor i Gjermanisë, Bavaria do të krijojë rojen e saj kufitare pas një votimi të zhvilluar sot në parlamentin rajonal.
Ky ligj u mbështet nga 90 deputetë, që parashikon krijimin e forcave kufitare për këtë shtet, ndërsa 62 votuan kundër kësaj mase.
Pushteti që do të ketë forca e re policore kufitare do të përcaktohet këtë javë në një marrëveshje mes shtetit të Bavarisë dhe qeverisë federale në Berlin.
Megjithatë, roja e re kufitare do të fillojë punën e saj në fillim të këtij muaji me 500 oficerë që do të zhvillojnë kontrolle në kufij, raporton ATA.
Synimi është që të rritet numri i oficerëve në 1 000 deri në vitin 2023.