Takimi me Orban, Rama: Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar takimin me Viktor Orban ku u arrit dhe marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit mes dy vendeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar takimin me Viktor Orban ku u arrit dhe marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit mes dy vendeve.

Rama thotë se sot ishte një ditë e veçantë pune me Orban.

Ai thekson se Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.

STATUSI NGA EDI RAMA

Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur🤝

#Közönom

#Faleminderit