FNSH dhe policia bashkiake ka zbarkuar pak pas mesnate në plazhin e Velipojës. Aksioni u krye për të liruar dhe sekuestruar shazllonet e paligjshme.
Për këtë aryse policia ka pasur debate të forta me biznesmenë, të cilët kundërshtonin aksioion.
Njëri nga biznesmenët që u përplas verbalisht me policinë është Nikoll Marku, ish-kryetari i komunës i Velipojës.
Marku ka akuzuar drejtuesin e FNSH që drejtoi aksionin se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës.