Kusht për policët në Indi, ose të humbin peshë ose punën

Përveç dietës policëve obezë i është paraparë një program ku është përfshirë joga dhe notimi

Në shtetin Karnataka të Indisë, policëve obezë u është vënë kushti që të humbin peshë për të mos humbur punën e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në BBC, Drejtor i Policisë Rajonale në Karnataka Bhaskar Rao, duke theksuar se rritet shqetësimi për obezitetin mes policëve, kanë marrë vendim të tillë pasi që mbi 100 policë kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve të lidhura me obezitetin në 18 muajt e fundit.

Ai tha se në rajonin e tij gjenden 14 mijë policë, ndërsa do të zbatojnë një program dietal dhe sportiv që policët obezë të humbin peshë.

Rao tha se për zbatimin e programit kanë nisur para 6 muajve, ndërsa ata që nuk do të përmbushin rregullat do të mund të ngrihen marrëveshjet dhe do të mund të humbin punën.

Përveç dietës policëve obezë i është paraparë një program ku është përfshirë joga dhe notimi.