Të paktën 66 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat monsun në qytetin Mumbai të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, brenda 10 ditëve kanë humbur jetën të paktën 66 persona në përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsun, të cilat kanë ndikuar Mumbain dhe rajonet përreth më shumë se vitin e kaluar.
Për shkak të rreshjeve sot në qytet janë anuluar 108 fluturime dhe shumë linja të trenit. Vitin e kaluar në muajin e parë të sezonës së shirave humbën jetën 26 persona.
Shirat monsun fillojnë në fillim të muajit qershor ndërsa në muajin korrik përfshijnë të gjithë vendin.