Kosovë, 5 viktima dhe 506 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 102.742, përfshirë 506 raste të regjistruara brenda ditës së fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 5 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.105, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 102.742, përfshirë 506 raste të regjistruara brenda ditës së fundit.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.084 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani gjithsej janë testuar 508.333 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 761 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 89.141 raste.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 11.496.