Ministri i sapoemëruar turk i Tregtisë, Mehmet Muş, ka deklaruar se ata kanë vetëm një qëllim që të rrisin mirëqenien e 84 milionë turqve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të zgjeruar eksportet e Turqisë, përmasat e ekonomisë dhe për të rritur nivelin e mirëqenies”, u tha Muş gazetarëve në parlament.
Muş tha se ai ishte informuar para se të emërohej, duke shtuar se “presidenti ynë (Recep Tayyip Erdoğan) e ka ndarë atë me mua”.
Ministri i ri i Tregtisë do të bëjë betimin e tij në parlament pasditen e sotme.
Ai ka një diplomë universitare në biznes nga Universiteti Akdeniz i Turqisë, një diplomë parauniversitare në ekonomi nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit në SHBA, si dhe një diplomë doktorature nga Universiteti Marmara i Turqisë në historinë ekonomike.
Muş ka qenë anëtar i parlamentit turk për katër mandatet e fundit.