Turqia prezanton ‘bishën’, automjetin e ri të blinduar që është ‘rezistent’ edhe ndaj minave

Krahasuar me automjete të ngjashme në të gjithë botën, Cobra II thuhet se ofron lëvizshmëri superiore jo vetëm në rrugë të stabilizuara por edhe në terrene të ashpra.

Prodhuesi turk i automjeteve të blinduara Otokar ka shtuar një automjet të ri, rezistent ndaj minave, në familjen e produkteve të saj Cobra II.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, familja e automjeteve të blinduara Cobra II 4×4 u zhvillua me burime lokale.

Ato janë shtesa më e re në familjen e produkteve Cobra që është në shërbim aktiv në Turqi dhe 15 vende të tjera.

Cobra II është dizenjuar me një kapacitet më të lartë bartës dhe një vëllim më të madh të brendshëm, krahasuar me modelin e mëparshëm Cobra, për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të përdoruesve të ndryshëm.

Cobra II mburret me lëvizshmëri të lartë, me një strukturë modulare të përshtatshme për misione të ndryshme, ashtu si gjenerata e mëparshme e automjeteve Cobra.

Siç vlerësohet Otokar përforcon suksesin që ka arritur në kategorinë e automjeteve të blinduara me Cobra II, e cila shpejt ka fituar vlerësimin e përdoruesve me performancën e saj të suksesshme në Turqi, si dhe në tregjet e eksportit.

Krahasuar me automjete të ngjashme në të gjithë botën, Cobra II thuhet se ofron lëvizshmëri superiore jo vetëm në rrugë të stabilizuara por edhe në terrene të ashpra.

Automjeti, i cili mund të mbajë deri në 11 persona me mundësi të ndryshme, mund të konfigurohet në një variacion me tre ose pesë dyer në përputhje me kërkesat e përdoruesit. /Telegrafi