5G-ja/ Ambasada amerikane: Shqipëria të largohet nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet.

Ambasada amerikane me anë të një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me rrjetin 5G dhe ardhjen e tij në vendin tonë.

“Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme”, shkruan ambasada.

Reagimi i Ambasadës

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”. E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat në siguri, mbajtur në nder të Gjeneralit James Jones, Këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish Komandant i Forcave Supreme të Aleatëve të NATO-s, dhe Komandanti i 32-të i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara. /Top Channel