577,515 udhëtarë kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit shkurt, një rritje prej 69% krahasuar me një vit më parë. Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme fluturimi! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kërcim 59%! Bukuroshja e Shqipërisë po thërret – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tone.
#ExploreAlbania dhe nëse jeni përreth Berlinit, mos humbisni panairin më të madh të turizmit në Evropë ku Shqipëria ka një stendë të bukur me informacion të bollshëm”- shkruan Rama në X.
Sipas INSTAT hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2024, ishin 1.030.014.
“Ky tregues rezulton me një rritje 23,6 %, krahasuar me Janar 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2024, janë 1.217.684, duke shënuar një rritje me 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT.