48-vjeçari shqiptar që shpërndante drogë me biçikletë në Itali

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 63 gramë heroinë.

Mediat e huaja raportojnë se i arrestuari është shqiptari Enkeled Mertiri.

Ai u pikas nga autoritetet për shkak të veprimeve të dyshimta, duke lëvizur me një biçikletë nga një shtëpi në Via Maciocio, pranë stacionit të Mongrifone në kopshtet e Via delle Harku ku takoi njerëz të njohur nga policia si përdorues të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit që u ushtruar në banesën e shqiptarit, u gjet dhe sekuestruan 62.2 gramë heroinë si dhe materiale për paketimin e drogës./CNA.al