4 vite pa Dritëro Agollin, Presidenti Meta: Shprehës i fuqishëm i shpirtit shqiptar, na mungon shumë!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar shkrimtarin e madh shqiptar, Dritëro Agolli i cili katër vite më parë u nda nga jeta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Dritëroi është i paharruar dhe dritëron përjetë në cdo varg e libër që na la trashëgim të gjithëve.

Postimi i plotë:

Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.

Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.

Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë! 📚🇦🇱