2021, do të blihen edhe 2.2 milion vaksina

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vendosur, që Ministria e Shëndetësisë të përdorë rreth 20 milionë dollarë për blerjen e 4.4 milionë vaksinave, me të cilat synohet imunizimi i plotë i popullsisë.

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi ka argumentuar në Komision se deri tani Qeveria ka nënshkruar kontratat për 2.2 milionë doza vaksinash dhe se shuma prej 20 milionë dollarësh do të përdoret për blerjen e 2.2 milionë doza të tjera.

Ndërsa jemi ende në muajt e parë të vitit, kjo është ndërhyrja e tretë në buxhetin e shtetit.