200 raste të reja dhe 2 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 200 infektime të reja me COVID-19 në vend, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Rastet e reja pozitive kanë dalë nga 2.183 testime të kryera.

27 është numri i qytetarëve të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa 130.700 qytetarë janë shëruar gjithsej që prej fillimit të epidemisë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në vend ka shënuar rritje ditët e fundi, ku 2.981 qytetarë janë aktualisht aktivë, 47 prej të cilëve po trajtohen në spital.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër këtij virusi. Gjatë muajit gusht mund të marrë vaksinën çdo qytetar që është mbi 18 vjeç.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore  200

Të shëruar në 24 orë   27

Të shtruar në spitale   47

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore   2183

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  1078

Shkodër  440

Fier   309

Vlorë  281

Elbasan    183

Durrës  180

Lezhë    169

Gjirokastër   97

Berat  84

Korçë   68

Kukës   57

Dibër    35