18 shkurt 1995/ Inter prezantonte si president Massimo Morattin, 21 vite pasion si zikaltër

Familja Moratti u rikthye tek Inter pas lavdive të Angelo Morattit, presidentit në vitet 1955-1968.

Më 18 shkurt 1995 Massimo Moratti do të merrte maxhorancën e Interit nga presidenti i asaj kohe Ernesto Pellegrini. Moratti pagoi atë vit 50 miliardë lira, shifër që ishte e nevojshme për të përfunduar këtë operacion.

Familja Moratti u rikthye tek Inter pas lavdive të Angelo Morattit, presidentit në vitet 1955-1968. Vitet e para të presidencës për Morattin ishin më të vështirat, por në fund të 18 viteve të tij në krye të skuadrës ai do të shijonte fitimin e Ligës së Kampionëve (në vitin 2010, i treti në histori, pasi mposhti Bayern Munich në finale.

Në vitin 2013 erdhi dhe shitja e klubit në duart e indonezianit Thohir. Ish-pronari zikaltër pagoi kapital prej 1.2 miliardë euros në 21 vjet në krye të presidencës. Gjatë viteve të tij Moratti fitoi 16 trofe. 5 Serie A (2005-06, 2006-07, 2007-08, 2008-09, 2009-10), 4 Kupa Italie (2004-05, 2005-06, 2009-10 , 2010-11), 4 Superkupa Italie (2005, 2006, 2008, 2010), Kupa Uefa 1997-98, Champions League 2009-10 dhe Kupën e Botës për klube 2010.