Shtetet me më shumë festa zyrtare në botë

Festat zyrtare që konvertohen në ditë pushimi, janë një mundësi për t’u shkëputur nga rutina e përditshme për të gjithë ne, duke u bërë kështu ditë të shumëpritura.

Në rang global, numri i festave varion nga 28 ditë maksimalisht në 11 ose më pak.

Kamboxhia kryeson listën me 28 data të shënuara në kalendarin zyrtar festiv, ndërsa pason Sri Lanka me 25. Shqipëria renditet në vendin e nëntë, krah Indonezisë dhe Kilit. Shqiptarët festojnë 14 ditë të vitit, në disa raste edhe më shumë për shkak të legjislacionit që parashikon shtyrjen e ditës së pushimit në ditët në vijim në rast se festa përkon me fundjavën.

Në rang ballkanik, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pushojnë 11 ditë. Mali i Zi shënon 13 data të rëndësishme, Serbia pason me 12, ndërsa kampione e vendeve të rajonit është Bosnje Hercegovina me 20 festa zyrtare.

10 vendet e botës me më shumë festa zyrtare:

Kamboxhia – 28 ditë
Sri Lanka – 25 ditë
Bosnje Hercegovina – 20 ditë
India, Kazakistani – 21 ditë
Kolumbia, Filipinet, Trinidad, Tobago – 18 ditë
Kina, Hong Kong – 17 ditë
Tajlanda, Turqia, Pakistani – 16 ditë
Japonia, Malajzia, Argjentina, Lituania, Suedia – 15 ditë
Shqipëria, Indonezia, Kili – 14 ditë
Mali i Zi, Koreja e Jugut, Austria, Belgjika, Norvegjia, Tajvani, Nepali – 13 ditë