10 kompani globale të telekomunikacionit hakohen nga kinezët

Kompania nuk dha emra të kompanive të prekura apo vendet që operojnë, por njerëz të afërt me çështjen thanë se operacionet e hakimit të Pekinit janë përqendruar nga operatorët Perëndimorë të telekomunikacionit.

Hakerët kanë thyer sistemet e të paktën 10 kompanive globale të telekomunikacionit duke marrë sasi të mëdha të dhënash personale dhe korporative raportuan hulumtuesit e një firme të sigurisë kibernetike.

Hetuesit e kompanisë Amerikano-Izraelite Cybereason thanë se sulmuesit kanë kompromentuar kompani në mese 30 shtete në përpjekje për të grumbulluar informacione rreth individëve në qeveri, agjencitë ligj-zbatuese dhe politikë.

Hakerët kanë përdorur mjete të shfrytëzuara edhe në sulme të tjera të Pekinit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj Perëndimorë tha firma e sigurisë.

“Nisur nga niveli i sofistikuar i sulmi, nuk kemi të bëjmë me një grup kriminal. Është një qeveri e cila ka fuqinë për të realizuar sulme të tilla,” tha ekzekutivi i Cybereason Lior Div.

Kompania nuk dha emra të kompanive të prekura apo vendet që operojnë, por njerëz të afërt me çështjen thanë se operacionet e hakimit të Pekinit janë përqendruar nga operatorët Perëndimorë të telekomunikacionit.

Në disa sulme hakerët kanë menaxhuar të komprometojnë tërë emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet në një organizatë. Gjithashtu kanë shtënë në duart të dhëna personale, përfshirë informacione pagesash dhe regjistra telefonatash.

Cybereason tha se janë përdorur mjete të përdorura më parë nga grupi Kinez i hakimi APT10. Në Dhjetor SHBA arrestoi dy anëtarë të APT10 dhe së bashku me vendet e tjera Perëndimore dënoi sulmet e këtij grupi. /PCWorld Albanian