Zv/Kryeministri Salvini: Karabinierët që qëlluan për vdekje shqiptarin meritojnë medalje!

Dy karabinierë dhe një roje sigurie që qëlluan katërmbëdhjetë predha pistolete, një prej të cilëve preku shqiptarin Eduart Kozi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Ponte Felcino, duke e lënë të vdekur, janë në hetim nga prokuroria.

Dy karabinierë dhe një roje sigurie që qëlluan katërmbëdhjetë predha pistolete, një prej të cilëve preku shqiptarin Eduart Kozi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në Ponte Felcino, duke e lënë të vdekur, janë në hetim nga prokuroria.

Të tre, sipas raportimeve të mediave italiane, u përpoqën të ndalonin grabitësin, megjithatë prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar nëse ka pasur tejkalim te kompetencave.

Kush është shqiptari që u vra nga policia gjatë tentativës së grabitjes

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një shqiptar mbeti i vrarë gjatë një tentative, grabitje mediat lokale kanë zbuluar dhe identitetin e viktimës.

Sipas tyre shqiptari që mbeti i vrarë nga policia italiane është Eduart Kozi 50 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

download-7

Viktima dyshohet se është një nga grabitësit e një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Ponte Felcino, ku disa persona grabitën një dyqan cigaresh.

download-13

Mediat lokale shtojnë që 50-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur brenda një automjeti të braktisur në anë të rrugës.

Viktima kishte ende maskën dhe dorezat që kishte përdorur në grabitje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arratisën me automjetin tip Audi, por në ndjekje të tyre u vendos policia dhe një roje. Gjatë ndjekjes pati edhe shkëmbim zjarri.

download-14

Është e paqartë nëse shqiptari u vra nga plumbat e karabinierëve apo të policisë.