Zjarri i madh përfshinë disa fabrika në Stamboll

Akoma nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, në shuarjen e të cilit janë përfshirë 200 zjarrfikës

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke përfshirë disa fabrika në pjesën evropiane të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur autoritetet e qytetit, flakët kanë shpërthyer në një depo të hapur të paletave dhe menjëherë kapluan edhe dy fabrika tjera në afërsi.

Akoma nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, në shuarjen e të cilit janë përfshirë 200 zjarrfikës.