Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Orikum, në rrezik 3 banesa

Një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Orikum.

Era e fortë që fryn në zonë po favorizon përhapjen e flakëve.

Mësohet se deri tani rrezikohen tre banesa.

Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për të shmangur djegien e shtëpive.

Në ndihmë të zjarrëfikëseve janë edhe banorët të cilët po punojnë për lokalizimin e flakëve.