Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ NISMA: Mund të bashkohemi me PDK-në për të garuar

Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se NISMA përveç me PDK-në, është në bisedime me disa parti të tjera politike, duke shtuar se ai vetë preferon që NISMA të garonte bashkë me PDK- në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt është në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK-në në zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë.

Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se NISMA përveç me PDK-në, është në bisedime me disa parti të tjera politike, duke shtuar se ai vetë preferon që  NISMA të garonte bashkë me PDK- në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk mund ta përjashtoj. Por as nuk mund ta konfirmoj sonte. Ajo që unë mund të ju konfirmoj është se jemi në bisedime. Kemi qenë dhe jemi në bisedime, dhe ditëve në vijim do ta sqarojmë. Zoti Limaj është në bisedime me disa nga partitë politike, por unë preferoj më PDK-në”- tha ai RTV Dukagjini.

Gjykata Kushtetuese dje mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime. Ndërkohë pas konsultimit me subjektet politike, Osmani pritet të shpallet edhe datën e zgjedhjeve, e cila duhet të jetë jo më larg se 40 ditë, afat ky që është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.