Zbulohet “Pacienti 1” me koronavirus/ Shkoi dy herë në spital dhe infektoi dy anestezistët, gabimi që bëri spitali italian

Gabimi është shënuar në spitalin e qytetit Codogno. Atje është gjetur edhe një qytetar Italian i identifikuar me emrin Mattia, i njohur edhe si ‘Pacienti 1’, që ka shkuar në urgjencë për herë të dytë në orën 3:12 të 19 shkurtit.

Kryeministri italia, Giuseppe Conte pas përhapjes së koronavirusit në vend deklaroi se shkak për këtë është bërë një spital në Itali që nuk ka zbatuar protokollin.

Tashmë prej të shtunës që lamë pas, Italia është bërë edhe epiqendra më e madhe në Europë e përhapjes së korornavirusit.

Por sipas mediave të huaja, gabimi është shënuar në spitalin e qytetit Codogno. Atje është gjetur edhe një qytetar Italian i identifikuar me emrin Mattia, i njohur edhe si ‘Pacienti 1’, që ka shkuar në urgjencë për herë të dytë në orën 3:12 të 19 shkurtit.

Ndërkohë mes kësaj kohe kanë qenë rreth 36 orë që ai ka qëndruar jashtë spitalit derisa u rikthye sërish në urgjencë. Më pas atij ju bënë një sërë testesh për koronavirusin, miqëve që ai kishte takuar dhe të familjarëve të tij.

Paraprakisht herën e parë atij në spital nuk i kishin bërë asnjë test për koronavirusin për faktin që ai nuk ishte kthyer nga Kina

Por vetëm një ditë më vonë në orën 21:00 të 20 shkurtit u konfirmua se ai ishte me koronavirus, e për këtë shkak situata në spital u shumë e komplikuar e kaotike.

‘Pacienti 1’ ishte futur në reanimacion, duke infektuar kështu edhe dy anestezistët, që në bazë protokollit duhej të ishin të mbrojtur. Kur mjekët u larguan pas turnit në shtëpi, u thirrën nga spitali sepse mund të përhapnin virusin, nga ky moment koronavirusi gjeti terrenin e përshtatshëm si pasojë e moskujdesit të tyre, ku faza e izolimit erdhi shumë vonë nga sa duhej.