Zbulohen detaje nga takimi i Kurtit me Lajçak e Escobar, çfarë u diskutua

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e këtij të fundit me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak.

Bëhet me dije se Kurti nënëvizoi në takim se rruga e vetme për të ecur përpara është që të bëhet ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale në Veri.

“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Ëashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, citohet Kurti

Më pas, Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira.

”Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, njofton zyra e shtypit të kryeministrit Kurti.