YPG/PKK liron 40 terroristë të DEASH-it në këmbim të parave

Organizata terroriste YPG/PKK në këmbim të parave ka liruar 40 terroristë të DEASH-it, të kapur në qarkun Tel Abyad të qytetit Rakka të pushtuar në Siri

Organizata terroriste YPG/PKK në këmbim të parave ka liruar 40 terroristë të DEASH-it, të kapur në qarkun Tel Abyad të qytetit Rakka të pushtuar në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga AA nëpërmjet burimeve të sigurta lokale në Tel Ebyad, mësohet se YPG/PKK ka arritur në marrëveshje për lirimin e 40 pjesëtarëve të DEASH-it në këmbim të parave.

Ende nuk dihet se ku kanë shkuar terroristët e liruar të DEASH-it.

Më parë AA ka njoftuar se organizata terroriste YPG/PKK po i liron pjesëtarët e DEASH-it me kushtin që ata të luftojnë kundër Forcave të Armatosura Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane për shkak të operacionit “Dega e Ullirit”.

YPG/PKK, e cila ka pushtuar rreth 28 për qind të territorit të Sirisë, edhe në muajin tetor të vitit të kaluar kishte evakuaar terroristët e DEASH-it nga qyteti Rakka, të cilët fillimisht i ka rrethuar në qendër të qytetit dhe më pas kishte arritur marrëveshje me to.