YPG/PKK kërcënon Evropën me terroristët e DEASH-it

Terroristët e YPG/PKK-së pas vendimit të marrë nga SHBA-të për tërheqjen nga veriu i Sirisë, po përpiqen të gjejnë mbështetje duke frikësuar Evropën me terroristët e DEASH-it

Terroristët e YPG/PKK-së pas vendimit të marrë nga SHBA-të për tërheqjen nga veriu i Sirisë, po përpiqen të gjejnë mbështetje duke frikësuar Evropën me terroristët e DEASH-it që kanë planifikuar t’i lirojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e YPG-PKK-së të cilët janë habitur nga urdhri i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria, po bëjnë përpjekje që të gjejnë mbrojtës. Në njërën anë i bëjnë thirrje regjimit të Asadit që t’i mbrojë dhe në anën tjetër terroristët duan të ndikojnë vendet e Evropës.

Në kuadër të kësaj İlham Ahmed dhe Riad Dirar nga organizata terroriste YPG/PKK e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) mësohet se kanë zhvilluar një vizitë në Francë e cila ka prani ushtarake në Siri dhe e cila për momentin ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë.

Macron nuk i ka pranuar

Krerët e YPG/PKK-së të cilët kanë kërkuar takim me presidentin francez Emmanuel Macron por që kanë mundur të takohen vetëm me këshilltarët e tij, në deklaratat që kanë bërë më pas kanë pëdorur gjuhën e kërcënimit të drejtpërdrejt.

Në një deklaratë në gazetën “Le Monde”, Ahmed ka thënë: “Bashkëbiseduesve tanë ua kemi përcjellë frikën që kemi në çështjen e rezultateve nga tërheqja e SHBA-ve nga Siria dhe nga ata kemi kërkuar që të shqyrtojnë rezultatet shkatërruese të kësaj në luftën kundër DEASH-it”.

“Nuk mund t’i kontrollojmë më burgjet tona”

Ahmed ka theksuar se dëshirojnë që Franca të qëndrojë në Siri, por se e dinë që tërheqja e SHBA-ve do të hapë rrugë edhe për largimin e Francës.

Pasi ka vënë theksin se kanë kërkuar mbështetje edhe ndaj një operacioni të mundshëm të Turqisë, Ahmed tha se “Tashmë nuk mund t’i kontrollojmë më burgjet tona dhe jemi të detyruar të frikësohemi nga një situatë e tillë e largimit të qindra pjesëtarëve të DEASH-it që ne i mbajmë atje në emër të vendeve perëndimore, përfshirë edhe Francën. Aleatët tanë duhet ta kuptojnë se nuk mund t’i marrim me vete terroristët e huaj nëse ne humbim territoret tona për shkak të tërheqjes”.

Planifikojnë të lirojnë terroristët e DEASH-it

Pavarësisht se Ahmed arsyen e lirimit të terroristëve të DEASH-it e lidh me mundësinë e humbjes së territoreve, vërehet qartë se terroristët e YPG/PKK-së kanë shqyrtuar hapjen e burgjeve menjëherë pas vendimit të tërheqjes së SHBA-ve.

Sipas lajmeve të gazetës “New York Times”, bëhet e ditur se anëtarët e YPG/PKK-së janë mbledhur të mërkurën e kaluar dhe kanë biseduar për lirimin e 1.100 terroristëve të DEASH-it që kanë si dhe 2.080 të afërm të tyre. Pavarësisht se YPG e mohon një mbledhje të tillë, ky pretendim është vërtetuar nga zyrtarë të koalicionit kundër DEASH-it.

Anëtarët e YPG/PKK-së në njërën anë kanë vendosur në axhendën e tyre lirimin e të burgosurve, pjesëtarë të DEASH-it, dhe në anën tjetër përpiqen të marrin mbrojtje duke frikësuar Evropën me këtë mundësi, por pavarësisht të gjitha këtyre “nuk kanë arritur ndonjë rezultat”

Ahmed në të njëjtën deklaratë ka thënë se “Ata (francezët) na thanë se do të tregojnë përpjekje në nivel diplomatik. Por, nuk ka ndonjë rezultat konkret”.