Vuçiq: Në shtator me Thaçin do të shohim ku kemi ngelur

Vuçiq tha se është pak i zemëruar nga reagimi i shoqërisë lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se në fillim të shtatorit do të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të parë se ku kanë mbetur punët, për të shtuar se Kosova nuk është një çështje e cila do të jetë gati për dy-tre muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të takohem me Thaçin nga fillimi i shtatorit në Bruksel. Do të jetë interesante të shoh pas gjithçkaje që ndodhi, për të parë se ku kemi arritur dhe, nëse ka ndonjë mundësi, për dalje nga situata e vështirë në të cilën ndodhemi”, tha Vuçiq pas vizitës së Institutit ushtarako-teknik në Beograd.

I pyetur nëse do të heqë dorë nga demarkacioni i territorit me shqiptarët, Vuçiq tha se tashmë kanë marrë përgjigjen e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila “për të njëmijtën herë tha se demarkacioni ka përfundimtar dhe se Kosova është e pavarur”.

“A keni marrë një përgjigje nga Angela Merkel se demarkacioni ka mbaruar? A kemi marrë ndonjë përgjigje të tillë? Për të njëmijtën herë, gruaja tha se demarkacioni ka marrë fund dhe se Kosova është e pavarur”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se është pak i zemëruar nga reagimi i shoqërisë lidhur me Kosovën, gjë e cila ishte pak e çuditshme për të, veçanërisht, siç tha, reagimi në deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel.