Vlorë, policia prangos tre fierakët, shisnin drogë

Policia e Vlorës arriti të identifikojë dhe arrestojë tre shtetas që ushtronin aktivitetin e shëprndarjes së drogërave të forta.

Policia e Vlorës arriti të identifikojë dhe arrestojë tre shtetas që ushtronin aktivitetin e shëprndarjes së drogërave të forta.

Në pranga kanë përfunduar tre shtetasit e mëposhtëm, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre të shpërndarjes së drograve, në qytetin e Vlorës.

-Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier,

-Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis),

-Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ”Audi”, me të cilin qarkullonin.