Vlorë, policia ndal qytetaret për t’iu dhuruar lule

Policia e Vlorës ka surprizuar për 8 mars të gjitha gratë dhe vajzat shofere dhe jo vetëm.

Policia e Vlorës ka surprizuar për 8 mars të gjitha gratë dhe vajzat shofere dhe jo vetëm.

Në ditën ndërkombëtare të gruas të gjithë efektivët kanë qenë me lule në duar duke i shpërndarë ato për zonjat e qytetit.

Ndërsa kanë dalë për të dhuruar lule për gratë dhe vajzat e qytetit mësohet se efektivët kanë dhënë edhe broshura për burrat të cilat përmbanin mesazhe kundër dhunës ndaj grave.

“STOP dhunës ndaj grave, ato janë arkitektet e vërteta të shoqërisë! Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Unë zgjedh të jetoj pa dhunë! Mos dhunoni të ardhmen e shoqërisë! Vetëm një BURRË I VOGËL mund të përdorë dhunë ndaj gruas për t’u dukur një burrë i madh”, këto kanë qenë disa nga mesazhet e efektivëve.

Së bashku me lulet, nuk kanë munguar as kartolinat e urimit apo puthjet miqësore për gratë dhe vajzat.89228446_2490948014553719_4480359825619812352_n.jpg

Njoftimi i Drejtorisë së Policisë Vlorë:

✅Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Policia e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera rutinë, nëpërmjet punonjësve të policisë (djem e vajza) ka dalë në qytet duke dhuruar lule për gratë dhe vajzat e qytetit të Vlorës dhe broshura për burrat të cilat përmbanin mesazhe kundër dhunës ndaj grave. Nuk janë thjeshtë lule, as urime të zakonshme, por janë mesazhe sensibilizimi, për të respektuar femrën çdo ditë të vitit dhe si e barabartë në shoqëri.

Punonjësit e Policisë nëpërmjet broshurave të shpërndara burrave dhe trëndafilat grave, kanë përcjellë mesazhin e fortë: JO dhunës ndaj grave, PRO dashurisë ndaj jetës! Disa prej mesazheve të shpërndara sot me anë të broshurave: “STOP dhunës ndaj grave, ato janë arkitektet e vërteta të shoqërisë! “Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Unë zgjedh të jetoj pa dhunë!

…Mos dhunoni të ardhmen e shoqërisë! Vetëm një BURRË I VOGËL mund të përdorë dhunë ndaj gruas për t’u dukur një burrë i madh”… “Për çdo abuzim ndaj grave, denonco në Polici.Dhuna është e patolerueshme! DENONCO te Komisariati Dixhital dhe numri 112!

“Fjalët falënderuese që thoni sot, përsëritini për gjithë vitin. Jeta nuk do kishte kuptim pa FEMRAT! “Mos ki turp të shkosh në Polici. Dhuna nuk parandalohet me heshtje, ngrije zërin, denoncoje atë! “Sot është dita e gruas, ashtu siç duhet të jetë çdo ditë tjetër e vitit. Respektoje!

89629080_2490948134553707_6879497405767614464_n.jpg