Vlorë, dalin pamjet kur autorët i vendosën zjarrin makinës së shefit të paraburgimit

Me maska Covid dhe kapuça, ja si autorët i vendosën zjarrin makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë

BalkanWeb siguron video nga pamjet e kamerat e sigurisë në Vlorë ku në 1 të natës dy persona i vendosën zjarrin makinës së shefit të paraburgimit, Feim Alisinanit.

Dy autorët dallohen teksa janë me maska për COVID-19 dhe kapuça. Një prej tyre duket se kontrollon fillimisht makinën dhe thyen xhamin, kurse tjetri afrohet dhe sjell një shishe me të cilën autori tjetër lyen makinën dhe një shami.

Më pas duket kur makina shpërthen në flakë për t’u shkrumbuar totalisht.